17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Kryetari i Malishevës viziton dy ferma të deleve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, si dhe këshilltari komunal, Halil Morina, i kanë vizituar të hënën dy ferma të deleve.

Janë vizituar fermerët Brahim Sopaj në Janqist dhe Sahit Krasniqi në Astrazup, ndërsa qëllim i kësaj vizite ishte njoftimi me nevojat që kanë si kultivues të deleve dhe mundësia e mbështetjes për të gjithë fermat që mbajnë kafshë të imta.

“Unë ju përgëzoj juve që mbani dele, sepse i di vështirësitë që keni dhe djersën që derdhni për punën që bëni. Pikërisht për këtë, ne si komunë, jemi të interesuar që të bisedojmë me ju dhe të marrim kërkesat e juaja, në mënyrë që të shikojmë të gjitha mundësitë për mbështetje të të gjithë kultivuesve të kafshëve të imta”, ka thënë Kastrati.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që kërkesat e fermerëve t’i bartin në hartimin e buxhetit për bujqësi, në mënyrë që të gjejmë mundësi për përkrahje të zgjerimit të fermave dhe rritjen e numrit të krerëve të deleve.

Fermerët Sopaj e Krasniqi, e kanë falënderuar kryetarin Kastrati për vizitën dhe i kanë shprehur kërkesat dhe nevojat që kanë, si dhe me problemet që ata ballafaqohen në punën e tyre.

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit