5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Avdyli: Kica-Xhelili mund të shkojë në PDK, ka pasur takime edhe me të

Deputeti i partisë “Guxo”, pjesë e grupit parlamentar e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se në parti prisnin që deputetja Doarsa Kica-Xhelili të shkonte në PDK.

Në “Dpt te Fidani”, Avdyli ka thënë se kishin dëgjuar që Kica-Xhelili po takohej më shumë me eksponentë të PDK-së sesa të LDK-së. Sipas tij, ajo mund të aderojë në PDK.

“Kemi dëgju që është taku me ekspontentë të PDK-së e të LDK-së, e me opinionistë. Nuk e di a ka me shku në LDK a në PDK, se më shumë është folur se do të shkojë në PDK. Duhet të presim dhe ta shohim ku do të shkojë”, ka thënë Avdyli.

Avdyli ka deklaruar se Kica-Xhelili e kishte shuar aktivitetin në “Guxo” që nga muaji qershor i këtij viti. Sipas tij, brenda partisë ajo ka gjetur mirëkuptim.

“Ajo nga muaji qershor e ka shuar aktivitetin, nuk ka shkruar e as nuk ka ardhur fare. E kemi mirëkuptu, kemi thënë është nënë e s’po mundet të vijë”, ka thënë tutje ai.

Avdyli ka thënë se Kica-Xhelili kishte thënë se “është ftohur pak me partinë”, por nuk do të largohej.

“Ajo thoshte se nuk do të largohet nga partia, porse nuk do të jetë aktive shumë. Kështu pati thënë në grupin e partisë herën e fundit që ka folur”, ka thënë ai.

Më Shumë

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani...

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

Lajmet e Fundit