10.3 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Pasi e ‘rrëzuan në tokë’, ushtarët ukrainas ‘fshijnë këpucët’ me flamurin rus

Sipas raportimeve të fundit, forcat ukrainase kanë shënuar fitore të tjera në drejtim të kthimit të vendeve të pushtuara më parë nga rusët.

Kështu, siç është thënë, kundërofensiva e Ukrainës ka bërë përparime të konsiderueshme ndërsa pushtimi rus i vendit arrin në ditën e tij të 200-të, përcjell Telegrafi.

Madje, raportohet se forcat ukrainase kanë “depërtuar në linjat ruse në një thellësi deri në 70 kilometra në disa vende” dhe kanë rimarrë më shumë se 3,000 kilometra katrorë territor që nga 6 shtatori, sipas një vlerësimi nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) të shtunën.

Kjo përbën më shumë territor sesa kanë marrë forcat ruse në të gjitha operacionet që nga prilli, tha ISW.

 

Dhe për të dëshmuar këtë, forcat ukrainase kanë publikuar pamje të shumta, njëra ndër to që tregon edhe Forcat e Mbrojtjes Territoriale duke vendosur flamurin e Ukrainës në fshatin Strilecha, rajoni Kharkiv në kufirin me Rusinë.

Por për ta vendosur atë, ata është dashur që ta heqin flamurin rus, me të cilin në një rast ata, përveçse e shkelin, edhe “pastrojnë këpucët”. /Telegrafi/

Më Shumë

Abrashi pa vija të kuqe, ju dërgon ftesë për koalicion të gjitha partive politike në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se u ka dërguar ofertë të gjitha partive politike për...

Totaj: Jam i hapur për koalicione në Prizren, përjashto LVV-në dhe Emilia Rexhepin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, ka theksuar se ka arritur marrëveshje me qytetarët e këtij qyteti për të shkuar në...

Lajmet e Fundit