S’ka marrëveshje Kurti-Këshilli Grevist, greva vazhdon

Përfundoi takimi mes kryeministrit Albin Kurti e Këshillit Grevist.

Rrahman Jasharaj nga Këshilli Grevist tha se takimi ishte përmbajtësor, por nuk ka ndonjë ndryshim.

Ai tha se marrëveshje nuk ka dhe se të dy palët paraqiten qëndrimet e tyre.

Jasharaj tha se në këtë situatë nuk ka arritje, por e mira është se ka filluar dialogu.

Ai tha se beson se kryeministri me stafin e tij, do ta analizojnë situatën.

“Uroj që ky dialog të fillojë por marrëveshje nuk ka”, tha Jasharaj.

Në takim ishin të pranishëm përveç kryeministrit Kurti, edhe ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ai i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Vazhdon takimi Kurti- Këshilli Grevist

(Plotësuar: Ora 09:55) Edhe më tej po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti e Këshillit Grevist, kryesuar nga Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit Grevist.

Takimi që ka nisur rreth orës 08:30, po mbahet në Qeverinë e Kosovës, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për ndërprerjen e grevës në arsim dhe adniministratë publike.

Mediat vazhdojnë të presin mbarimin e takimit për të kuptuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

Ndërkohë, në orën 11:00, është njoftuar se kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave e Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë një konferencë për media.

Arsyet e kësaj konference nuk janë bërë të ditura.rtklive

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit