Ballkani mposht lehtësisht Ferizajn

Ballkani ka shënuar fitore të thellë ndaj Ferizajt, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Albion Rrahmani në minutën e 43’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leotrim Bekteshi dyfishoi epërsinë e Ballkanit, në minutën 68’, derisa golin e vulosjes së fitores e shënoi Meriton Korenica, në minutën e 76’.

Ballkani pas fitores ngjtiet në vendin e tretë me 12 pikë të grumbulluara nga pesë ndeshje. /Klankosova.tv/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit