Komuna e Prizrenit dhe “Hidroregjioni Jugor” nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A Prizren, nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit “Zëvendësimi i gypsjellësit ekzistues AC 150 mm të burimit të Cvilenit me gypsjellës të ri PEHD 160 mm në segmentin rrugor “Çesma e Pashait – shkarkuesi I fundit – Prizren”.

“Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren dhe analizave tekniko-analitike ndërrimi i këtij gypsjellësi është i domosdoshëm – projekt që duhet të përfundohet me emergjencë. Ky intervenim do të ndikojë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, furnizimi me ujë të pijes do të stabilizohet, do të zvogëlohen humbjet dhe do të bëhet evitimi i prishjeve të shpeshta”, thuhet në njoftim të komunës. /PrizrenPress.com

May be an image of 2 people and people standing

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit