4.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Reshitaj-Jasharajt: I përkrahim kërkesat e SBASHK-ut, por çka nëse Qeveria nuk ka buxhet për t’iu përkrahur me 100 euro?

Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Albena Reshitaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut që t’i lënë anash inatet dhe të gjejnë zgjidhje për grevën në arsim.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit, ku të ftuar janë përfaqësuesit e SBASHK-ut, Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se situata e grevës në sistemin arsimor ka kaluar kufijtë e brendshëm.

“Duhet të zhvishemi nga logjika e inateve. Sepse kështu s’mund të zgjidhim asnjë çështje. Tash është edhe një rrezik tjetër që të gjithë e dimë; rrezikimi i vitit shkollor. Pra, të mos i realizojmë objektivat mësimore brenda vitit shkollor dhe kjo ka pasoja shumë të mëdha”.

“Situata e grevës ka kaluar kufijtë e brendshëm. Të vijë një përfaqësuese nga jashtë për ta zgjidhur këtë problem është fyese për mua. Ky vend është i të gjithëve dhe kemi përgjegjësi të ndara. Është një situatë shumë e rënduar”, është shprehur ajo para anëtarëve të Komisionit, raporton Telegrafi.

Tutje, ka thënë se i përkrah kërkesat e SBASHK-ut pasi sipas saj janë legjitime, por ka pyetur kreun e sindikatës, Rrahman Jasharajn, se a ka alternativë për ta kaluar këtë situatë në rast se Qeveria thotë se nuk ka buxhet për të ndarë nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit.

Kësaj pyetje, Jasharaj iu përgjigj duke thënë se “Qeveria ka mundësi pasi ne kemi bërë analiza”.

“Po të përgjigjem vetëm me një fjali. Ne konsiderojmë që ka mundësi të ndahen ato shtesa. Qeveria ka mundësi se ne kemi bërë analiza. Dhe dua të theksoj se kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave nuk është vetëm e SBASHK-ut, por e të gjithë sektorit publik”, ka thënë Jasharaj.

Ndërsa, Enis Kervan nga Grupi Parlamentar Multietnik, zëvendëskryetar i dytë i këtij Komisionit, pati dy pyetje për Jasharajn.

“Ligji për Pagat është në procedurë dhe së shpejti do të vijë në Kuvend. Mendoj se duhet pak durim. Pajtohem që grevën nuk e keni shpallur jo, po anëtarësia. Por, në atë takim që keni pasur me kryeministrin, a ka pasur ndonjë propozim nga ana e tij. Dhe, pyetja tjetër është kërkesa që keni bërë të Avokati i Popullit, a keni pasur ndryshime? A mund të na jepni pak sqarime sepse vazhdimisht po kërkohet fajtori?”, është shprehur ai.

Lidhur me këto dy çështje, Jasharaj ka thënë se në takimin e fundit me kryeministrin Albin Kurti, ky i fundit nuk ka ofruar asgjë të re.

Sa i përket kërkesës tek Avokati i Popullit, ai ka deklaruar se ky institucion nuk mund të bëjë marrëveshje pasi është vetëm ndërmjetësues.

“Në takimin dy orësh me kryeministrin nuk na është ofruar asgjë përveç në stilin “ose merre ose leje”. Ndaj, s’kemi pasur se çka t’i themi kryesisë. Sa i përket Avokatit të Popullit, ai nuk mund të bëjë marrëveshje sepse është vetëm ndërmjetësues. Ai doli me deklaratë për media se të martën do të ndërpritet greva. Nuk e di ku e ka marrë atë optimizëm. Greva është shpallur nga anëtarësia dhe do të mbyllet publikisht para mediave”. /Telegrafi/

Më Shumë

Bora vështirëson qarkullimin në Dragash, kryetari apelon për bashkëpunim

Reshjet intensive të borës në komunën e Dragashit kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini,...

Kurti: Tre milionë euro i kemi ndarë deri më tani për arsim në Malishevë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se tre milionë euro i kanë ndarë si qeveri deri më tani për arsim në Komunën e...

Lajmet e Fundit