4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Murati thotë se mërgata kontribuoi në rritjen e depozitave, vlera e tyre arrin në rreth 5 miliardë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se mërgata po kontribuon në rritjen e depozitave në Kosovë.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ishte 4.88 miliardë euro.

“Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord. Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën euro, ishte 4.88 miliardë euro”, shkruan Murati.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bizneset kanë të depozituara rreth 1 miliard euro, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i përket ekonomive familjare.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Lajmet e Fundit