22.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Festimi me shqiponjë dykrenare ndalohet nga drejtori sportiv i Zvicrës

Në Kupën e Botës së vitit 2018 pati dilema të mëdha morale për FIFA-n, pasi Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën dykrenare, në ndeshjen kundër Serbisë.

Pas dy muajsh, këto dy kombëtare do të përballen përsëri në Kupën e Botës Katar 2022, dhe drejtori sportiv i Zvicrës ka kërkuar nga lojtarët me origjinë shqiptare, të mos festojnë si në vitin 2018.

Botërori nuk përbëhet vetëm nga ndeshja me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo ndeshje, duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër”, tha Pierluigi Tami.

“Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës”, shtoi ai.

Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që shkaktojnë reagime të tjera. Kur brohorasim, tregojmë gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, përfundoi Tami.

Në vitin 2018, të dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan kundër Serbisë, dhe festuan duke bërë shqiponjën dykrenare.

Në një anë, Xhaka shënoi golin e barazimit, ndërsa Shaqiri shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes.

Ata u gjobitën nga FIFA për festimet e tyre, por nuk u dënuan asgjë më shumë pasi FIFA besuan që festimet e tyre nuk thyen rregullat.

/Albanianpost.com

Më Shumë

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit