11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Biden – Putinit: Do ta mbrojmë çdo milimetër të territorit të NATO-s

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura, pasi Vladimir Putin aneksoi katër rajone të pushtuara të Ukrainës.

“Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, i cili më pas iu drejtua homologut rus direkt, duke e drejtuar gishtin kah kamera.

“Amerika është krejtësisht e përgatitur, me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo milimetër të territorit të NATO-s. Z. Putin, mos keqkupto çfarë po them: çdo milimetër!”.

Presidenti rus kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur territoret e aneksuara. Ai tha se ato do të jenë ‘përgjithmonë’ pjesë e Rusisë, derisa Ukraina u zotua që do t’i çlirojë ato.

Për këtë çështje reagoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili aneksimin e quajti ‘përshkallëzimi më serioz qysh nga fillimi i luftës’, shkruan BBC.

Në fjalimin e tij në Moskë, lideri rus theksoi se qytetarët në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk kanë votuar të jenë ‘me njerëzit e tyre, me atdheun e tyre’.

Ai i referohej të ashtuquajturave referendume të mbajtura në këto katër rajone ditët e fundit, por Ukraina dhe qeveritë perëndimore i kanë vlerësuar ato si një mashtrim.

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Lajmet e Fundit