4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren ngushëllon familjen dhe miqtë e avokatit Rexhep Hasani

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e avokatit Rexhep Hasani, i cili vdiq dje.

E nderuara familje Hasani,

I nderuari kryetar i Odes se Avokateve, dega në Prizren z. Hajrip Krasniqi,

Të nderuar kolegë avokat.

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Rexhep Hasani.

Angazhimi dhe kontributi i të ndjerit në sistemin e drejtësisë për 41 vite, si avokat por më herët edhe  në pozita tjera drejtuese në sistemin e sigurisë në Kosovë, në kohët e vështira që kalonte sistemi i drejtësisë dhe vendi jonë, do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembull i mirë për gjenerata e ardhshme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Avokati Rexhep Hasani do të kujtohet për urtësinë  e tij, për profesionalizmin dhe respektin e veçantë që kishte për të gjithë, pa dallim moshe apo profesioni në të gjitha institucionet.

Rexhepi do t’iu mungojë miqve që e vlerësonin dhe e respektonin, do t’iu mungojë familjarëve të tij, dhe padyshim që do t’iu mungojë të gjithë komunitetit të juristëve në Prizren dhe në Republikën e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

Shpresa Emra

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit