12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Nëse mësimdhënësve s`u dalin pagat sot, SBAShK-u mblidhet në mbrëmje

Sindikata e Arsimit është në pritje të ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit. Kryetari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Reshit Kushaj, tha për Radio Kosovën, se nëse ato nuk ekzekutohen as sot, do të mblidhen në mbrëmje për të vendosur për veprimet sindikale. Ndërkohë, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit.

Sindikata e Arsimit, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, se deri në këto momente ende nuk janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për mësimdhënësit. Nëse ato nuk ekzekutohen deri në ora 16:00, kryetari i Këshillit Grevist të Sindikatës, Reshit Kushaj, tha se do të mblidhen në mbrëmje me kryetarët e niveleve komunale, për të diskutuar rreth veprimeve të mundshme sindikale.

“Pagat deri tani nuk janë ekzekutuar. Po presim që në këto orë të bëhet kjo punë, pasi sot është afati i fundit, që është data 5 ashtu siç ka ndodhur edhe për pagat e gushtit. Uroj të lëshohen sa më shpejt. Në rast se kjo nuk ndodhë, atëherë ne i kemi takimet çdo mbrëmje në ora 20:00 me kryetarët e niveleve komunale dhe do të diskutojmë se si do të veprojmë më tutje”, deklaroi Kushaj.

Ndërkohë, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria, që urgjentisht të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit. Në reagimin e sotëm, që është dita e fundit e afatit në kontrata të punëtorëve të sektorit publik për ekzekutimin e pagave, Asociacioni i Komunave, thekson se komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe ndalesat eventuale. Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Asociacionit.

Sipas tyre, asnjëherë deri tani nuk ka ndodhur të ketë ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit. Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka propozuar, që  të shqyrtoj mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit, si kompensim për zëvendësimin e orëve me ndryshim të kalendarit shkollor.

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Nait Hasani për zgjedhjen e presidentit: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në "Info Magazina" ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit. “Mendoj që nga...

Lajmet e Fundit