3.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Kushaj i SBAShK-ut: Nuk besoj që do ta rikthejmë grevën

Anëtari i kryesisë së SBAShK-ut, Reshit Kushaj, deklaroi se nuk beson që do të rikthehen në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat për mësimdhënësit grevistë.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai megjithatë u shpreh se vendimin do ta marrë udhëheqja e SBAShK-ut së bashku me anëtarësinë e vet.

“Propozimet, idetë dhe sugjerimet do t’i marrim prej anëtarësisë. Të shohim se çfarë po mendojnë ata dhe ne vetëm veprojmë sipas zërit dhe kërkesave të tyre që do t’i kenë. Varet se çfarë do të vendosë kuvendi i SBAShK-ut”.

“Nuk e besoj se do të bëjmë rikthimin në grevë, por çdo gjë varet prej kërkesave që do t’i ketë anëtarësia e gjerë”.

Ai po ashtu deklaroi se kjo që po ndodh tani s’ka ndodhur asnjëherë në historinë e lëvizjes sindikale në Kosovë edhe pse ka pasur greva edhe më parë dhe pagat janë ekzekutuar në kohë dhe ka pasur interesim dhe falënderim për rikthim në proces mësimor.

“Fillimin e procesit mësimor e bëmë pa asnjë kushtëzim, përveçse e pezulluam grevën dhe u kthyem për hir të nxënësve në shkolla. Tani na doli se po presim të ekzekutohen pagat e kjo s’po ndodh dhe afati është edhe sot deri ne ora 12, ende nuk ka kaluar data 5. Uroj që ato të paguhen sa më parë”, tha Kushaj.

Më Shumë

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, 49-vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit i dënuar për kultivim e shitje të drogës

49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,...

Selmanaj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-deputeti dhe ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për...

Lajmet e Fundit