Ballkani-Sivasspor sonte sprovojnë forcat në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani sonte në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Sivasspor-in, në kuadër të Conference League në fazën e Grupeve.

 

Ballkani një javë më parë triumfojë në Sivas, me rezultat 3-4.

Skuadra e Ilir Dajës edhe në duelin e sontem synon fitore në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të kësaj garë evropiane.

Të dy skuadrat mbrëmë në Prishtinë, kanë mbajtur seancën e fundit para duelit të sontem, sfidë kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrrin’ e mbushur me tifozë pasi që tashmë janë shitur të gjithat biletat për këtë supersfidë.

Ballkani është skuadra e vetëm që po përfaqëson futbollin shqiptarë në Evropë.

Ndeshja Ballkani-Sivaspor nis në orën 21:00. /RTKlive

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit