Duda Balje reagon me nervozë pasi raportohet se Franca po e kushtëzon liberalizimin: Hajde!!!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar me nervozizëm pasi po raportohet se Franca është duke kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave me anëtarësimin ETIAS, sistem ky që pritet të hyjë në fuqi gjatë 2023-ës e në të cilin do të duhet regjistruar ata që qarkullojnë nëpër kufijtë e Zonës Schengen.

Balje ka shprehur nervozizmin e saj për kushtet e vazhdueshme që vijnë nga shtetet të Bashkimit Evropian.

“Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”, ka shkruar ajo.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit