Predha e armës godet dritaren e një shtëpie në fshatin Gjonaj

Një person nga fshati Gjonaj i Prizrenit ka raportuar se derisa kishte qenë në oborrin e shtëpisë, një predhë e ka goditur dritaren e shtëpisë së tij.

Sic njofton policia, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është në hetime.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 14.10.2022-21:00 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së ti, kishte dëgjuar një krismë dhe më pas ka vërejtur se një predhë kishte goditur dritaren e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime:, thuhet në raportin e policisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit