17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Pesëshja dhe lojtari më i mirë i javës në Superligën e basketbollit

Java e gjashtë e Prince Caffe Superligës ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur në udhëtim Ponte Prizrenin, ku u dallua dyshja Damonte Dodd me 11 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime dhe William Brown me 17 pikë e 14 kërcime. Dodd edhe më herët është MVP, duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të kuqezinjëve në këtë edicion.

Peja regjistroi fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke mundur Bashkimin në udhëtim. Qendra pejane Brad Waldow ishte më i merituari, duke pasur edhe indeksin më të lartë, por duke shënuar në momentet vendimtare për verdhezinjtë. Waldow kishte dyshifror të dyfishtë me 17 pikë e 14 kërcime.

Derbin e xhiros e fitoi Golden Eagle Ylli, që mundi Trepçën 70:72, ku u dallua Henrik Sirko me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Sigal Prishtina regjistroi fitore të rëndësishme, duke mundur në udhëtim Rahovecin, ku sërish më i miri në parket ishte Dustin Thomas me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime. /Telegrafi/

Top 5

Damonte Dodd (Vëllaznimi) 11 pikë, 14 kërcime, 3 asistime

William Brown (Vëllaznimi) 17 pikë, 14 kërcime

Brad Waldow (Peja) 15 pikë, 11 kërcime, 1 asistim

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 6 kërcime, 1 asistim

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 19 pikë, 10 kërcime, 4 asistime

Më Shumë

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit