9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Avdyli: Ne s’e udhëheqim shtetin me Sami Lushtakun, Abdixhikun e solli Isa Mustafa

Deputeti i grupit parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli ka thënë se si parti politike nuk e shohin udhëheqjen e shtetit me nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, por me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se kur ka qenë pjesë e LDK-së ka kërkuar që kjo parti të ndahet nga një epokë e keq-qeverisjes edhe pse ka qenë në disa pjesëza në pushtet.

 

 

“Kam votuar që mos të ketë koalicion me PDK-në, në fund shkonin në koalicion. Kjo na dallon. LDK-ja e sotme nga kjo mendësi unë i kam dyshimet e mia”, tha ai në ATV.

Ai pati edhe disa fjalë edhe për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku duke thënë ish-kryeministri Isa Mustafa e ka sjellë atë në partinë më të vjetër në vend.

 

 

“Për Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin e respektojmë njëri tjetrin. Abdixhiku kam shpresuar që do të ndahet nga e kaluara, nuk e besoj sepse ai dihet kur ka ardhur në LDK, dihet kush e ka sjellë, e ka sjellë Isa Mustafa, kurrgjë të keqe nuk ka”, theksoi ai.

Më Shumë

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit