5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Mbi 400 fëmijë janë vrarë dhe mbi 800 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Gjithsej 430 fëmijë janë vrarë dhe mbi 818 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

“Që nga 22 tetori 2022, mbi 1248 fëmijë në Ukrainë janë vrarë ose plagosur nga forcat ruse. Sipas të dhënave nga prokurorët për të mitur, gjithsej 430 fëmijë janë vrarë dhe mbi 818 janë plagosur”, thuhet në raport.

Aktualisht, shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin Donetsk (417), në Kharkiv (260), në Kiev (116), në Mykolaiv (77), në Zaporizhzhia (69), në Chernihiv (68), në Luhansk (64), në Kherson (57) dhe në Dnipropetrovsk (31).

Si rezultat i sulmeve të përditshme ajrore të Rusisë, gjithsej 2663 institucione arsimore janë dëmtuar në të gjithë Ukrainën dhe 326 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit