Klopp optimist: Pas Kupës së Botës do të jemi ndryshe

Jurgen Klopp është shprehur optimist lidhur me rikthimin e mundshëm të formës së Liverpool.

Skuadra e Liverpool s’e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Premier League, por s’është lidere as në grupin e Champions League.

I pyetur nëse skuadra mund ta kthejë formën e saj më të mirë, Jurgen Klopp është shprehur optimist.

Gjermani beson se nëse lojtarët kthehen në shëndet të mirë nga Kupa e Botës, Liverpooli do të tregojë fytyrë tjetër.

“Po, ne do të jemi ndryshe. Nëse ata kthehen të gjithë mirë nga Kupa e Botës…”, ka thënë Klopp.

“Nëse ata eliminohen herët dhe pushojnë mirë, dhe mund të stërviten me ne, do të ishte e shkëlqyer”, shtoi tutje gjermani.

Liverpool është në pozitën e nëntë në Premier League, ku pas 12 ndeshjeve ka grumbulluar 16 pikë.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit