12.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë nga qeveria 50 ose 100 euro

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës mbështetjen e pagave edhe për sektorin privat.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, përmes një komunikate për media ka thënë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë kategori e grupit të tretë të njerëzimit.

“Nuk mund të vlerësohet ndryshe pos kështu, me shqetësim të madh e morëm lajmin e dhënë nga qeveria se vetëm punëtorët e sektorit publik të Kosovës duhet stimuluar me nga 50 e 100 euro për tre muaj radhazi, dhe në sektorin privat jo. Nëse dikush duhet stimuluar atëherë ata janë punëtorët e sektorit privat, ata janë më të varfër, ata janë me paga dyfish më të vogla, ata janë shumë më pak të mbrojtur nga ligji, ata më së shumti financojnë për buxhetin e shtetit”, është thënë në këtë komunikatë.

Më tutje është thënë se kjo sindikatë i është drejtuar edhe përmes një letre, kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati që ta heqin kushtëzimin për kompanitë private.

Më Shumë

Kitaristi legjendar, Eric Clapton njofton turin muzikor në Gjermani

Kitaristi legjendar,  Eric Clapton ka njoftuar se do të performojë në tre koncerte në Gjermani. Turneu do të nisë në Manheim më 13 maj, duke...

Numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Prizrenit/ Ja si u votuan kandidatët e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar  numërimin e votave për zgjedhjet lokale në Prizren, për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin...

Lajmet e Fundit