Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe armë

Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake me një vlerë totale prej 120 milionë euro, ka njoftuar sot Ministria Holandeze e Mbrojtjes.

 

 

Holanda bëri të ditur se do të shpenzonte 45 milionë euro për tanket T-72 pasi bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për një dërgesë prej 90 tankesh çeke të modernizuara, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi ShBA njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 dhe raketave të mbrojtjes ajrore Hawk për Kievin.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve se SHBA do të paguante për 45 tanke T-72 nga Republika Çeke për t’u rinovuar dhe për financimin për rinovimin e disa raketave të mbrojtjes ajrore Hawk.

 

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit