Real Madrid shikon Enzo Fernandez nëse nuk arrihet te Bellingham

Real Madrid kërkon të afrojë një mesfushor të ri gjatë merkatos së verës së ardhshme. Jude Bellingham i Borussia Dortmund-it është dëshira e madhe në kampin madrilen. Por, nëse nuk arrihet anglezi, atëherë ata do të synojnë nënshkrimin e Enzo Fernandez-it të Benfica-s.

Sipas mediave spanjolle, Real-i po kërkon të gjejë zëvendësuesit e duhur për Toni Kroos dhe Luka Modric. Dhe Fernandez është një nga zbulimet mëe interesante të këtij sezoni në Evropë.

Paraqitja e jashtëzakonshme e lojtarit argjentinas në vitin e tij të parë në Evropë e ka vënë atë në qendër të vëmendjes së skuadrave si Inter, Manchester City, Manchester United, Atletico Madrid, Liverpool, Barcelona dhe Real Madrid.

21-vjeçari ka realizuar tre gola dhe katër asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat. Nga shumë specialist të futbollit, ai shikohet si ylli i ri nga Amerika e Jugut që pritet të shpërthejë më shumë në vitet e ardhshme.

Fernandez u bashkua me Benfica-n në korrikun e këtij viti, pasi mbërriti nga River Plate për shifrën e 12 milionë eurove. Ai ka kontratë me klubin portugez deri në verën e 2027. Klauzola e tij e lirimit është në shumën e 100 milionë eurove.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit