14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kapen 25 mijë euro të padeklaruara në Morinë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vazhdim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Tauran”, me drejtues shtetasin A.A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në çantën e dorës së shtetasit A. A., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  25 mijë euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ekonomike e financiare të DVP Kukës, kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, njofton “abcnews.al”.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit