15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Policia sekuestron dy pushkë në Dragash

Më 12 nëntor rreth orës 16:15, nga roja i parkut nacional, policia ka marrë informatën se mbi fshatin Krushevë, KK Dragashë kishte gjuajtje me armë zjarri.

Njësitet policore të Stacionit Policor Dragash kanë shkuar deri në këtë fshat dhe kanë hasur një të dyshuar me dy armë zjarri-pushkë ajrore.

Është ndaluar i dyshuari, nga ai janë sekuestruar dy armë-pushkë ajrore të tipit Zavodi Crvena Zastava Kragujevac, Yugoslavia të calibrit 4.5 mm.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar për krime të rënda i cili urdheron që armët të sekuestrohen dhe i dyshuari dhe dëshimtarët pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.

Kundër të dyshuarit është hapur rast për veprën penale dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit