10.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Ademi ngushëllon familjen për vdekjen e ish-futbollistit, Sokol Hadri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ngushëlluar familjen e Sokol Hadrit, me rastin e ndarjes nga jeta të këtij të fundit. I pari i FFK-së ka thënë se kontributi i Hadrit për futbollin ka qenë i jashtëzakonshëm.

 

“Me pikëllim të thellë e zemërthyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Sokol Hadri, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta. Sokolin e thërrisnim Legjendë, sepse ishte dhe do të mbetet përherë i tillë. Kontributi i tij për futbollin ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta. Si një mbrojtës korpulent, Sokoli u shqua për vendosmëri, por edhe për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër. Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën. Me paraqitjet e tij la gjurmë në futbollin e Kosovës, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj prizrenas dhe jo vetëm. Sokoli edhe pas përfundimit të karrierës nuk iu nda asnjëherë futbollit, teksa për një periudhë ishte edhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, ku me përvojën dhe dashurinë e tij për futbollin nxiti zhvillimin e talenteve të kësaj treve”, ka shkruar Ademi.

“Sokol Hadri u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive. Ai, ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë që kishte Kosova. Familja humbi kryefamiljarin dhe njeriun më të dashur, derisa komuniteti i futbollit mbeti pa njërin ndër personalitetet më të shquara, të cilin përherë do ta kujtojë me pietet dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Lamtumirë Legjendë!”

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtatë personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjegjësisht Departamenti i Krimeve të renda ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. B.K., A.R., V.K., Z.T., A.E., H.B dhe A.T, dyshohetn...

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në...

Lajmet e Fundit