Komuna e Prizrenit fillon të shpërndajë komposterë falas

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me GIZ-in, ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës, përdorimi i komposterit kontribuon për një ambient të pastër pasi që bën zvogëlimin e sasisë së mbeturinave.

Komuna njofton se të drejtë aplikimi për t’u pajisur me komposterë kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Po ashtu, Komuna ka shpjeguar se për t’u pajisur me komposterë qytetarët duhet të paraqiten në sportelin për menaxhimin e mbeturinave, ku duhet të prezantojnë faturën e taksës për mbeturina, të dëshmojnë se kanë hapësirë/gjelbërim në kopshtet e tyre si dhe të shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit për të monitoruar nga Komuna procesin gjatë kompostimit.

Aplikimi bëhet në Komunën e Prizrenit, përkatësisht, në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit