22.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Shiu dhe erërat e fuqishme në Malishevë vështirësojnë qarkullimin

Erërat e fuqishme që kanë mbretëruar natën e mbrëmshme në Kosovë, bashkë me shiun e pandërprerë kanë bërë që në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë të ketë vështirësi qarkullimi I pari i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala ka thënë po ashtu se nga moti i mbrëmshëm janë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme të mbuluara me llamarinë, njofton Klankosova.tv.

 

“Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve. Ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës. Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas Shalës, ekipet përgjegjëse gjenden në terren që nga nata e mbrëmshme duke e mbikëqyrur situatën në mënyrë konstante.

Më Shumë

Liria mposht KEK-un në Prizren

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së pestë të kampionatit, duke triumfuar ndaj KEK-ut me rezultat 2:0 në stadiumin “Përparim...

Gashi: Shaqir Totaj do të rizgjedhet kryetar i Prizrenit

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, nuk ka pikë dyshimi se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i PDK-së...

Lajmet e Fundit