18.8 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Hajrulla Çeku pranon kërcënime me vrasje nga Serbia

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka thënë se ka pranuar qindra mesazhe kërcënuese, mes tyre edhe ato me vrasje, lidhur me sensibilizimin e opinionit botëror për veprimin shovinist të kombëtares serbe në Botërorin Katari 2022.

Përmes një postimi të para pak çasteve, Çeku ka shtuar se këto mesazhe i ka pranuar përgjatë dy ditëve të fundit.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022.

Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor.

Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan marrëveshje granti me Këshillin e Evropës për projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen për grantin e fituar me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann. Ky grant është dhënë...

Liria e Prizrenit zhvillon ndeshjen e parë të këtij sezoni në shtëpi

Liria do të zbresë në fushë të mërkurën për ndeshjen e parë para tifozëve të saj në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Bardhezinjtë do...

Lajmet e Fundit