Hasani: Vendosja e emrave shqip për fëmijët sot është detyrë kombëtare e çdo shqiptari

Ish-i burgosuri politik Nait Hasani,  ka treguar edhe me çfarë pasoja janë përballur personat të cilat kanë pasur emra me identitet kombëtar e po ashtu edhe familjet e tyre.

“Mendoj se ka pasur pasoja në shkollim, në edukim dhe shtrëngime në familje nga policia sekrete që mos të vendosin emra shqip. Por, qytetarët kanë pasur guxim dhe kanë vendosur emra shqip pa llogaritur pasojat e tyre. Ka pasur marrje në pyetje nga sigurimi i shtetit duke përdorur si shkak diçka tjetër, derisa qëllimi ka qenë kryekëput tek emrat shqip”, ka deklaruar Hasani.

Ndërsa, thekson se vendosja e emrave shqip për fëmijët sot është detyrë kombëtare e çdo shqiptari.

“Pavarësisht kërcënimeve e dhunës, në Kosovë u tregua një guxim qytetar në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar në çdo formë e mënyrë të mundshme. Vendosja e emrave shqip për fëmijët sot është detyrë kombëtare e çdo shqiptari. Me emra shqip tregojmë shpirtin tonë, gjakun dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shtuar Hasani për Front Online.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit