Dita Ndërkombëtare e PAK/ Totaj e Bytyqi vizitojnë Hendikosin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, në kuadër të muajit dhjetor “Muajit të ndërgjegjësimit për personat me aftësi të kufizuar”, takuan sot qytetarët në Qendrën “Handikos-Prizren”.

Në njoftimin e komunës thuhet se i diskutuan të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuar në Komunën e Prizrenit dhe për mundësinë e bashkëpunimit për lehtësimin dhe eliminimin e pengesave të tyre.

“Në vazhdën e projekteve zhvillimore, është krijuar edhe grupi punues për realizimin e “Planit/Strategjisë Komunale për Persona me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Prizrenit” që do t’i trajtoj me seriozitet të gjitha kërkesat për lehtësimin e jetës së secilit në Komunën tonë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit