8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Vëllaznimi shënon fitore të madhe kundër Ponte Prizrenit

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arritën të shkëputeshin, ndërsa kjo pjesë përfundon 18:17. Shkëputja më e madhe u bë në periudhën e dytë, ku vendasit dominuan totalisht dhe mysafirët assesi të gjenin lojën e tyre. Skuadra nga Gjakova ngriti epërsinë në 15 pikë, 37:22, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:26

Në periudhën e tretë mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar epërsinë dalëngadalë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:50. Prizrenasit u munduan në dhjetë minutat e fundit të rikthehen, por u afruan vetëm në pesë pikë, 71:66, ndërsa ndeshja përfundon 74:66.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Dachon Burke me 25 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime.

Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje. /Gazeta Express/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Lajmet e Fundit