“Katar 2022”: Sot përcaktohen dy çerekfinalistët e fundit, vëmendja te sfida Portugali – Zvicër

Sot do të përcaktohen dy çerekfinalistët e fundit në Kupën e Botës “Katar 2022”, raporton FrontOnline.

Dita e sotme sjell dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Nga ora 16:00, Spanja e synon kualifikimin në çerekfinale në një sfidë tejet të vështirë ndaj Marokut.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Education City Stadium” në pasditën e sotme.

Kurse, nga ora 20:00 do të zhvillohet kryendeshja e sotme mes Portugalisë dhe Zvicrës së Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Ardon Jasharit.

Sfida në fjalë luhet në “Lusail Iconic Stadium” në mbrëmjen e sotme.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit