7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Super rikthim, Bashkimi eliminon Pejën

Audrius Prakuraitis ka arritur fitoren e parë me ekipin e Bashkimit prej se ka marrë postin e trajnerit, ndërsa ekipi ka treguar dhëmbët në çerekun e fundit të ndeshjes, kur ka ndalë Pejën në 8 pikë, ndërsa u shënoi 22 pikë për ta fituar ndeshjen Peja 69-73 Bashkimi [30-15, 10-17, 21-19, 8-22].

Dallimi i madh që bëri Peja në çerek të parë u zbut pak nga Bashkimi në të dytin, ndërsa pjesa e dytë vazhdoi barabartë, për tu vendosur gjithçka në dhjetë-minutëshin e fundit të ndeshjes ku prizrenasit bënë befasinë e madhe ndaj ekipit të Can Sevimit, që nuk diskutonte kalimin në gjysmëfinale të turneut të Superkupës.

Bashkimi me fitore ka siguruar gjysmëfinalen e Superkupës ku do të përballet me Trepçën dhe do të kërkojë finalen e turneut të Superkupës.

Përndryshe gjatë gjithë ndeshjes epërsia ka qenë te Peja. Prizrenasit për herë të parë dolën në epërsi kur mbetën edhe 1.08 minuta lojë deri në fund të ndeshjes, 69-71, pas së cilës në minutën e fundit shënuan edhe njëherë me Curtis Jonesin 12 sekonda para fundit për fitore.

Peja pikët e fundit në ndeshje i shënoi 3 minuta para fundit të ndeshjes. Prej atëherë, verdhezinjtë s’qëlluan asgjë më, për të dalë kokulur nga takimi.

Prentiss Nixon me 16 pikë, 11 kërcime e 6 assitime ka qenë më i dalluari te Bashkimi, ndërsa 17 pikë ka shënuar Curtis Jones.

Fahro Alihodzic luajti me 10 pikë e 8 kërcime, ndërsa Dajuan Graf dha 12 pikë, 5 asistime e 6 kërcime në këtë fitore të rëndësishme të ekipit.

Te Peja nuk mjaftuan 21 pikët e Isaiah Umipigut, e as debutimi i Khaliq Spicerit me 10 pikë e 4 kërcime.

Me fitore, Bashkimi luan ndaj Trepçës në gjysmëfinale, ndërsa Peja eliminohet nga gara./topsporti

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës. Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren. Festa tradicionale...

Lajmet e Fundit