Presidenti i PSG-së është i bindur se Messi do qëndrojë në Paris

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser al-Khelaifi ka thënë se është i bindur se Lionel Messi do të qëndrojë në klub dhe ka shprehur interesimin e tij për të nënshkruar me Marcus Rashford të Manchester United si një transferim të lirë.

Kontrata e Messit me PSG-në skadon qershorin e ardhshëm dhe raportet e kanë lidhur kapitenin e Argjentinës me një kalim te skuadra e Major League Soccer, Inter Miami, megjithëse muajin e kaluar thuhej se transferimi te klubi i MLS ka përfunduar.

35-vjeçari mund të shkaktojë një zgjatje njëvjeçare në PSG si pjesë e marrëveshjes së tij aktuale, dhe al-Khelaifi tha se sulmuesi ishte “i lumtur” në Parc des Princes dhe “definitivisht” donte të qëndronte për më gjatë.

Por, momentalisht, Messi është i fokusuar në Kupën e Botës ku gjendet në çerekfinale, dhe do përballet me Holandën.

Nëse Messi, eventualisht fiton Botërorin, gjasat janë shumë të mëdha që ai të shkojë në MLS, pasi nuk ka trofe evropian që nuk e ka fituar.

Disa muaj më parë, edhe Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se do ta kthente Messi-n në klub, por tani më, kjo duket thuajse e pamundur.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri.   Rastin e ka...

Lajmet e Fundit