Vdes gazetari i tretë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”

Është konfirmuar se ka vdekur edhe gazetari i tretë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Bëhet fjalë për Roger Pearce, drejtor teknik i kanalit televiziv anglez “ITV Sport”.

65-vjeçari i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells.

Kjo u konfirmua edhe nga gazetari i BBC-së, Nail Stainsby, i cili ishte edhe miku i Roger Pearce.

Stainsby tha se Pearce do të tërhiqej nga angazhimi i tij pas pesë javësh.

Gazetari anglez është gazetari i tretë që ka vdekur pas gazetarit amerikan Grant Wahl dhe fotoreporteri Khalid al-Misslam.

 

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit