Totaj inspekton punimet në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”

Kryetari i Komunës së Prizrenir, Shaqir Totaj, i shoqëruar me drejtorin e DKRS-së, Adem Morina, kanë vizituar sot Qendrën Sportive “Sezai Surroi” për t’i parë nga afër punimet që po realizohen në rinovimin e zyrave administrative, ndriçimit, ndërrimit të plafonit, ndërrimit të ulëseve, izolimin e tarracave etj.

Kjo qendër, e cila i shërben gjithë komunitetit sportiv në Prizren dhe sportdashësve në përgjithësi, tashmë do t’i plotësoj të gjitha standardet për zhvillimin e shumë sporteve të cilat zhvillohen në Qendrën Sportive./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit