Ndahen 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin

Eshtë miratuar ndarja e 5.8 milionë eurove, në kuadër të pakos për përballje me inflacion sot në mbledhjen e Qeverisë.

Hekuran Murati, ministër i Financave tha se këto mjete shtesë do ndahen pas rikthimit të mjeteve në pakon e ringjalljes ekonomike.

“Tani që kemi rikthim të mjeteve në pakon e ringjalljes ekonomike mund të vijojmë me ndarje shtesë. Bëhet fjalë në pakon në përballje me inflacionin, që kanë qenë masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik apo edhe punëtorëve në ndërmarrje publike dhe studentëve, që kanë mbetur ende disa pa e marrë mbështetjen sipas pakos, si dhe është edhe ndarje shtesë në kuadër të masës për subvencionim të kursimit të energjisë elektrike. Në tërësi shuma është 5.8 milionë euro që duhet të ndahet, përkatësisht në këto tri masa mbështetëse”, theksoi Murati.

 

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit