Ndeshja e mbetur, Ylli-Peja, luhet nesër

Të mërkurën (nesër) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së dhjetë të Prince Caffe Superligës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. 

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në Therandë, ku pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh synimet e mëdha të dy skuadrave.
Ylli fitoi titullin në Kosovë, kurse Peja fitoi Ligën Unike, andaj pritet një duel interesant.

Therandasit kanë shtatë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi, kurse pejanët kanë dhjetë fitore e dy humbje.

Në këtë edicion, Peja ka shënuar një fitore ndaj Yllit, 73:57.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit