Inter dhe Barcelona në negociata për Kessie

Lojtari afrikan i Barcelona-s, Franck Kessie mund të rikthehet në Serie A së shpejti. Mesfushori në verë iu bashkua katalanasve si transferim i lirë pasi përfundoi kontratën me Milan-in.

Aventura e Kessie te Barcelona nuk ka qenë ajo që ai priste. Minutat në dispozicion kanë qenë të pakta, 758 në total. Trajneri, Xavi Hernandez po preferon të hedh në fushë para tij emra si Pedri, Gavi, Sergio Busquets, apo dhe Frenkie de Jong.

Në këto kushte afrikani ka kërkuar të ndryshojë ambient për të luajtur më shumë. Inter-i është skuadra më e interesuar për të dhe sipas “Calciomercato”, zikaltrit tashmë janë në negociata me Barcelona-n për një afrim të Kessie në janar.

25-vjeçari ka eksperiencë të madhe në Itali. Ai u rrit në akademinë e Atalanta-s, përpara se të shkonte në huazim te Cesena dhe Milan, teksa këta të fundit do e blinin përfundimisht në verën e vitit 2019.

Në Serie A italiane, Kessie numëron 204 paraqitje, nga ku ka realizuar 41 gola dhe 16 asistime. /Albanianpost.com

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit