Hotel Cavour, Bari
2 janar 1915
I dashuni, syni em, Mid’hat bej Efendi,*
Anarshinë qi u shtue në Shqipni helbete do ta keni marrë vesh prej fletoreve. Krejt Elbasani, Tirana, Shijaku e Kavaja, e pjesa më e madhe e Krujës janë çue kundra Esad Pashës me të tanë rreptësinë e tyne dhe ia kanë djegë shpijat në Tiranë e ndër çifliqe dhe kanë rrethue Durrësin. Me gjithë qëllimet që kishte i mjeri Pashë yni, ngeli i rrethuem në Durrës dhe Shëllinzat, u nis për në Krujë, mori këtu çka mundi ma parë, mblodhi një fuqi prej 1.500 vetash dhe mori iniciativën me mësye Tiranën. Por, si kam marrë vesh me keqardhje qenka thye përpara fuqisë eprore të kryengritësave. Dhe Lushnja, Berati e Fieri u qenkan bindë kryengritësave dhe i paskan dalë dore Durrësit. Tue dashtë me hy kryengritsat në Vlonë, ia mrrijnë si vetima ushtarët e Italisë dhe e shpëtuen Vlonën nga pushtimi i kryengritsave. Më ka mjerue me të vërtetë fort vdekja e Ferid Pashës?**
Për tash kaq. Ju dishroj shëndet e të mira, vëllau jem.
Aqif Elbasani
________
*AQSH, Fondi 35, Dosja 36.1, viti 1915
**Ferid Pashë Vlorës
Foto nga Misioni Holandez në Shqipëri. Nga e majta: Gjeneral De Veer, Ibrahim bejzade Biçakçiu 10-vjeçar (kryeministër më 1944), Aqif pashë Elbasani (i ati i Ibrahimit), Ali Agjah bej Elbasani (Foto nga koloneli Lodewijk Thomson)