Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2023, Albina Kelmendi: Mesazhi i këngës aktual, përfshin dashurinë në tërësi

E ftuar ne emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, fituesja e çmimit të publikut në Festivalin e Këngës, Albina Kelmendi, cila me këngën “Duje” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 tha se kënga erdhi si deshirë për tu prezantuar si familje dhe si e tille të përcjellim një mesazh. Kelmendi tha se kënga vjen me mesazh aktual për konceptin e familjes, duke përshirë dashurinë jo vetëm bashkëshortore, por prindërve apo dhe gjithë të afërmeve.

Risia e kësaj përformancë në Festivalin e Këngës është përfaqësimi nga 1 familje e cila siç tha Albina nuk është bashkëpunim i parë për ta. Vetë këngëtarja u shpreh se ka pasur një bindje në vetvete për të fituar çmimin e publikut, ndonëse vlerëson shumë çmimin e dytë, marrë nga Juria.

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit