13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Varrimi i Peles bëhet të hënën, Brazili shpall tre ditë zie

Varrimi i Pelé , i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare, do të bëhet të hënën më 2 janar në Santos të Brazilit. Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 10:00 Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit ‘Albert Einstein’ dhe do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, pas një ceremonie private të rezervuar për familjen.

Santos, klubi për të cilin Pele luajti në Brazil, tha se publiku do të jetë në gjendje t’i bëjë nderimet e fundit në stadiumin Vila Belmiro. Arkivoli i tre herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës, pasi të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste.

Sipas mediave braziliane, gruaja në fakt nuk mund të ngrihet nga shtrati dhe nuk është e kthjellët. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dekretuar ndërkohë tre ditë zie në një dekret të botuar në Gazetën Zyrtare. “Është dekretuar zie zyrtare në të gjithë vendin, shenjë respekti pas vdekjes së Edson Arantes do Nascimento”, ka thënë ai.

Më Shumë

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf...

Lajmet e Fundit