ARKEP: Rritet me 12% numri i përdoruesve të telefonisë mobile

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka publikuar raportin për indikatorët kryesorë të komunikimeve elektronike “pasqyrë e tregut të komunikimeve elektronike.

 

ARKP njofton se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të tretë (TM3-2022) është 1,943,944 përkatësisht për 0.07% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2021), raporton RTKlive. “Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM2-2022 numri i përdoruesve është 12.49% me i lartë”, thuhet në raport.

Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rritje në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë  të vitit të kaluar (TM3 2021) raporti është pothuajse i njëjtë. “Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 107.1% të numrit të popullsisë”, thuhet në raport.

Sikurse në TM2 2022 edhe në periudhën TM3 2022, sipas ARKEP ka vazhduar trendi rënës i lehtë i parapaguesve të telefonisë fikse.  “Të dhënat për normën e Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së”, njofton ARKEP.

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit