Borë në Prevallë e Brezovicë |Video

Mbrëmja e së martës zbardhoi Brezovicën dhe Prevallën.

Sasia e borës e cila ka rënë, për vizitorë e afaristë në këto dy vende është e pakët. Ata shpresojnë që në ditët në vazhdim të ketë sasi më të madhe të borës.

Reshjet e borës që nisën mbrëmjen e së martës i gëzuan banorët e Prevallës.

Rruga nga Prizreni për të arritur deri lart ishte pastruar në orët e hershme të mëngjesit. Banorët thonë se bora e rënë është e pamjaftueshme.

“Qe kamioneta, ja ku është, ama s’ka edhe qa me pastru nuk ka borë mjaftueshëm sivjet. Me 11 janar nuk e mbaj mend me qenë Prevalla kështu pa borë”, thotë Baki Bajrami. “Kjo ka ndiku shumë për bizneset tona familjare”.

Edhe rruga për në Brezovicë ishte e kalueshme. Bora që ka rënë, nuk ka mbushur me njerëz as Brezovicën. As telefirkët nuk janë në vënë punë.

Bora po u mungon turistëve, por më së shumti afaristëve.

“Nga mbrëmë ka fillluar të bie borë, kur ka borë do të punojë edhe qendra e skijimit”, thotë Lubisha Stojanoviq. “Po presim turistët që na vijnë zakonisht nga Shqipëria Maqedonia e Bosnja”. Ai thotë se ka shumë të interesuar, por deri tani i kanë anuluar rezervimet. “Besoj që tani  do të fillojmë edhe ne punën”.

Sipas meteorlogëve, nga 11 janari në Kosovë do të ndryshojnë temperaturat, e që të reshura të borës do të ketë kryesisht në pikat e larta.

Më Shumë

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit