11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Arsenal dorëzon ofertën e tretë për Mykhailo Mudryk

Arsenal-i ka dorëzuar një ofertë të tretë për të nënshkruar me Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk, sipas raportimeve.

“Topçinjtë” e kanë bërë anësorin 21-vjeçar objektivin e tyre prioritar për afatin kalimtar të janarit, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Shakhtar-in.

Arsenal ka parë tashmë dy oferta për Mudryk të refuzuara nga Shakhtar, të cilët po synojnë për një tarifë prej 85 milionë paundësh.

Por sipas “The Times”, Arsenal-i tani ka paraqitur një ofertë të tretë e cila është me vlerë 62 milionë paund, plus bonuse, të cilat e çojnë marrëveshjen më afër 70 milionëshe.

Ndërkohë, “SportArena” raporton se Arsenal-i dhe Shakhtar kanë zhvilluar bisedime të gjera mbi strukturën e bonusit të marrëveshje, me palën ukrainase që kërkon që shtesat të jenë me vlerë 20 për qind të tarifës totale.

Kuptohet se Mudryk tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Arsenal-in dhe dëshiron të bashkohet me skuadrën e Mikel Arteta këtë muaj.

Reprezentuesi ukrainas ka bërë disa postime në Instagram gjatë javëve të fundit për t’ua bërë të qartë ndjekësve të tij se ai po monitoron ecurinë e Arsenal-it.

Chelsea gjithashtu ka mbajtur bisedime fillestare për të nënshkruar me Mudryk përpara Arsenal-it këtë muaj.

Megjithatë, kuptohet që qasja e Chelsea-t ka qenë “eksploruese” dhe se ata nuk kanë ndërmend të përmbushin çmimin e kërkuar prej 85 milionë nga Shakhtar.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Lajmet e Fundit