Cristiano Ronaldo fiton 450 mijë euro nga ndjekësit e rremë në Instagram

Sipas një studimi të ri, Cristiano Ronaldo, po fiton 450 mijë euro për postim në Instagram nga ndjekësit e rremë.

Portugezi u largua nga Manchester United në nëntor, gjersa aktualisht është duke luajtur për Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Reklama

Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë personin më të njohur në botë.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë një studim nga Livefootballtickets.com zbulon se ylli i futbollit fiton shumë edhe nga ndjekësit falsë.

Dhe kjo do të thotë se ai po fiton 450 mijë euro prej tyre, një shumë mjaft tërheqëse.

Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

Cristiano prej disa kohësh është personi më i ndjekur në Instagram.

Në shtator 2021, Instagrami i tij u bë llogaria më e ndjekur pasi arriti 237 milionë të tillë.

Reklama

Lionel Messi ndërkaq qëndron në vendin e dytë me 376 milionë ndjekës. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

 

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit