22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Sot bëhet publike vlera e koeficientit të pagave në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje, ndërsa do të bëhet publike vlera e koeficientit të pagave.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 10:00.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se koeficienti i në kuadër të Ligjit të Pagave do të caktohet brenda muajit janar, ndërkaq Telegrafi mëson se vlera e koeficientit do të bëhet sot publike në mbledhjen e Qeverisë.

Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Vlera e koeficientit të pagave pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend.

Opozita tërë këtë proces e ka quajtur jo-transparent.

Për shefin e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri procesi i përcaktimit të koeficientit të pagave është jo-transparent.

“Këtë proces e ka karakterizuar një proces jo-transparent. Pra, përcaktimi i koeficientit të pagave do të duhej të mendohej si një debat i gjerë ndërmjet Qeverisë dhe akterëve të ndryshëm të shoqërisë, grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të sindikatave”, ishte shprehur Tahiri.

Por, ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se çështja e koeficientit për Ligjin e Pagave nuk është duke u mbajtur fshehtë.

Murati përmes një konference për media ka thënë se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.

“Disa çështje i takojnë dikastereve të tjerë, ekipet po punojnë në aktet nënligjore. Edhe për koeficientin dhe tema tjera do të përditësohen. Koeficienti nuk është duke u mbajtur fshehur. Po përllogaritet ashtu siç vijnë informatat në organizatat buxhetore”, është shprehur Murati.

Kujtojmë se, opozita ashtu dhe sindikatat në vend kanë kërkuar që koeficienti i pagave të mos jetë më i vogël se 120 euro.

Koeficienti më i lartë, pra 18 i takon vetëm presidentit të Kosovës, niveli 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, deri sa koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit dhe shefit të Qeverisë. Derisa koeficienti më i ulët është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues. /Telegrafi/

Më Shumë

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Më 12 tetor, Arben Hoxha, kandidat i LDK-së, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 26. I lindur dhe...

Bashkimi e nis kampionatin në Gjakovë kundër Vëllaznimit

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do ta nis edicionin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll me një përballje të zjarrtë ndaj rivalit...

Lajmet e Fundit