Gratë dhe letërsia

Nga: Virginia Woolf (pjesë nga vepra Një dhomë më vete)
Përktheu: Engjëllushe Shqarri

Kur më kërkuat të flisja për “gratë dhe letërsinë”, shkova dhe u ula në breg të lumit dhe fillova të vrisja mendjen se ç’kishit parasysh me këto fjalë. Ndoshta prisnit që unë të thosha disa mendime për disa autore gra, si Fanny Burney e Jane Austen, të shprehja nderim për motrat Brontë, të bëja një përshkrim të famullisë së tyre në Hauorth mbuluar nga dëbora, të thoja disa fjalë të mençura, po të qe e mundur për zonjën Mitford, të përmendja me respekt George Eliottin si dhe zonjën Gaskell dhe me kaq ta mbyllja këtë punë. Por, duke u menduar pak më gjatë këto fjalë nuk po më dukeshin aq të thjeshta.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit