Vdes një punëtor në vendin e punës në një gurthyes në Suharekë

Suharekë- N.M (51-vjeç) dyshohet se ka vdekur në vendin e punës në një gurthyes në Studençan të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marrë informatën se në emergjencën në Suharekë është sjellë një person pa shenja jete. Të gjitha njësit kompetente të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren. Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Viktima është N.M.51 vjeq nga Prizreni”, tha Shaqiri.

I njëjti shtoi se pasi është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit